Adelina Ismajli profile picture

Adelina Ismajli

KRENARE

About Me


Babin e kam nga Ferizaji, nënën dukagjinase, vet kam lindur në Prishtine (haha). Nuk jam me origjinë nga Rugova. Nëse me pyet për afeksionin tim politik, atëhere po. Mund të them që kam qenë, jam dhe do të jem ithtare e doktrinës së Ibrahim Rugovës. Nuk e ndërroj qimen kah fryen era. Ishim dikur të gjithë, nuk mund ta mohojme. Sepse shumë gjëra do t’i ndriqojë koha, historia. Por kjo assesi nuk do të thotë që unë kam diçka kundër njerëzve të luftës. Kurrë! Mendoni se u çmenda unë që të jem kundër ushtrisë se popullit tim?!Unë kam kënduar për ta kur askush nuk ka guxuar t’i permend! Kam rrezikuar jetën, por ishte kënaqësi që të ndjesh veten pjesë e ushtrisë e cila po lind për të mbrojtur jetërat tona. Fale tyre në jetojmë sot. Si do të guxoja une t’i kundërvihem faktit që dikush u sakrifikua për të jetuar e kënduar sot unë?! Jo. E di që të gjithë kanë një synim që i bashkon, pavarësinë e Kosovës, e cila do na bëjë jetën normale të gjithë neve. Une jam kundër matrapazëve që përfituan materialisht nga lufta. Dhe do të jem gjithmonë kundër. Pra, mos paragjykoni. Duhet shikuar pak më thellë gjërat. Nuk jam kundër asnjë shqiptari të vërtetë. Larg asaj. Por nuk kam dashur të bëj zhurmë për këto gjëra atëherë kur ishte në trend që të përfitosh nga lufta.Tash është koha kur dua të dihen gjërat për mua. Kam respektuar presidentin e pare të Kosovës, sikur një milion shqiptarë që mbuluan Prishtinen kur nderroi jetë presidenti Ibrahim Rugova. Sikur të gjithë partitë që e nderuan. Nuk jam kundër shqiptarisë. Sepse nuk ishte as ai.Dhe këtë e dijnë kryetarët e të gjitha partive shqiptare. Do të flasin vet, do të flasë koha, historia...

My Interests

Music:

Member Since: 11/13/2006
Influences:

Record Label: Lidhje Demokratike Të Kosovës
Type of Label: Major