About Me
I lindur në Ferizaj, shkollen fillore dhe dy vite të gjimnazit të mbaruara në Ferizaj, dhe pastaj i detyruar të shperngulem nga Ferizaj në Gjakovë për tju larguar përkohësishtë syrit të pushtuesit, sepse kisha prejardhje nga një familje të ashtuquajtur " Familje irredentiste, dhe seperatiste" nga pushteti i atëhershëm, dhe i perndjekur edhe unë po me te njejten akuzë sikurse imë vëlla që kishte m´bajtur kater vite burgimi napër kazametet e pushtetit, pastaj edhe vet i burgosur një herë si organizaorë i demonstratave në Ferizaj, e ma vonë i burgosur për bashkim veprimtarie kunder pushtetit etj etj, dhe nga fundi i viteve tetëdhjetë i emigruar në fillim në Zvicerr, pastaj kalova në Suedi, pasi që kisha edhe ëllan timë me familje që jetonte këtu disa vite para se të vija une në Suedi.Këtu kam mbaruar disa kurse për gjuhen suedeze, pastaj plotsimin e shkolles së mesme të ndërprerë në Ferizajë në drejtimin e hotelerisë, në lëmin e kuzhinjerit dhe kamarierit, dhe kam punuar disa vite në kët drejtim, deri sa u lodha nga kuzhina, dhe morra një profesion tjetër, të quajtur transporti i udhëtarëve apo konkretisht shofer i autobusit që disa vite me radhë.I martuar ma shum se dhjet vite me Veneren, e cila vjen nga Rrafshi i Dukagjinit, nga fshati Drenoc, porë të emigruar familjarisht në Suedi që nga mesi i viteve tetëdhjetë, ka të mbaruar shkollen fillore dhe te mesme në Suedi, pastaj mbaruar dy vite të shkollës së lartë dhe ka titullin Magjistre e Kulturave të ndryshme( përkthyer nga Suedishtja), kemi dy djemë Arianiti që është nantëvjeqarë, dhe Jon ka ( edhe dy muaj) pesë vite.Momentalishtë unë punojë në profesionin timë, ndersa Venera punonë në një qender organizative për të huaj dhe shoqata.Une mirrem edhe me sportë( jo profesionalisht) por pasi që Arianiti është shumë i interesuar për futboll, dhe luan për ekipin e 10 vjeqarve në klubin " BK.Olympic", jam detyruar edhe unë të angazhohem po në kët klubë dhe posaqerishtë për moshën 10 dhe 11 vjeqare, ku kam qenë trener i tre ekipeve për dy vite me radhë, ndersa tashë jam përgjegjës organizativ dhe përgjegjës për administrimin e tre ekipeve, dhe kemi arritur të korrim disa suksese, dhe njeri nder sukseset ma të mëdha është që vitin 2006 kemi zanur vendin e dytë në serin për të rinjë në krahinen e Skånes, dhe jam i bindur se në vitin 2007 dotë arrijmë edhe ma shumë se sa dy vitet e me parshme, dhe duke ju faliminderuar Arianitit jam futur edhe në drejtime sportie, ku tash klubi më ka dhan driten e gjelbërt dhe dota financojë një kursë që dotë ketë katër ditë ligjerata mbi mënyrat organizative dhe administrative për klubet futbollistike, dhe natyrishtë që dotë punojmë dhe dota kam syninë ngritjen dhe pregaditjen ma të mirë dhe ma efektive për kët drejtim të ri në jetën time.